Një alternativë ndaj platformave video Big Tech

PeerTube-i është një mjet për të ndarë video me të tjerë në internet, i zhvilluar nga Framasoft, një ent frëng jofitimprurës.

Po planifikojmë një veçori të fuqishme për PeerTube-in!

Punësimin e një zhvilluesi tjetër, zhvillimin e një aplikacioni zyrtar për celularë, promovimi i ekosistemit PeerTube… Këto janë pak nga gjërat që kemi në plan për 2024-n, përtej rrugës ngazëlluese për v7-n.

Mësoni më tepër dhe përkrahni Framasoft-in

Ç’është PeerTube?

PeerTube-i ju lejon të krijoni platformën tuaj për video, në pavarësi të plotë.

Me PeerTube-in s’ka më algoritme të patejdukshëm apo rregulla moderimi të errëta! Instancat PeerTube që vizitoni, janë ngritur, administrohen dhe moderohen nga të zotët e tyre.

PeerTube-i lejon që instancat të lidhen me njëra-tjetrën, duke krijuar një rrjet të madh instancash që janë autonome dhe në të njëjtën kohë të ndërlidhura.

Për më tepër, PeerTube-i nuk shpenzon për reklama dhe nuk ju ndjek!

Cilët gjejmë në PeerTube?

Zbuloni rekomandimet tona, përzgjedhur mes 600 000 videosh dhe 1000 instancash të rrjetit PeerTube

PeerTube-i s’është subjekt i monopolit të ndonjë shoqërie

Si edhe mjetet e tjera të zhvilluara nga Framasoft, PeerTube-i ju konsideron një person dhe jo një produkt për ta profilizuar dhe kyçur në qerthuj videosh.

PeerTube-i është i lirë, me burim të hapët, i krijuar për qëllime jokomerciale.

Një e mirë dixhitale e përbashkët, etike dhe me burim të hapët

PeerTube-i është i juaji. Mund të na ndihmoni në çdo kohë të përmirësojmë PeerTube-in, përmes ideve tuaja, sugjerimeve, ose duke ndryshuar vetë ju kodin burim.

PeerTube-i është <em>software</em> i lirë, jo ndonjë formulë e fshehtë pronë e Google-it (në rastin e Youtube-it), apo e Vivendi/Bolloré (Dailymotion). Kjo licencë e lirë/libre garanton liritë tona themelore si përdorues.

Pyetje? Ju drejtojmë ne!

PeerTube është një mjet që e instaloni në një shërbyes. Ju lejon të krijoni një sajt strehimi videosh, pra, krijoni “YouTube”-in që e keni bërë vetë.

Dallimi me YouTube-in është se nuk është konceptuar për të krijuar një platformë të stërmadhe për centralizim të videove nga krejt bota në një fermë të vetme shërbyesish (çka është tmerrësisht e kushtueshme).

Përkundrazi, konceptimi i PeerTube-it është krijimi i një rrjeti furnizuesish të vegjël të shumtë, të ndërlidhur, strehimi videosh.

Mund të përgjigjemi me siguri: jo!

Ambicia mbetet qenia një alternativë e lirë dhe e decentralizuar: synimi i një alternative s’është zëvendësimi, pro propozimi i diçkaje tjetër, me vlera të tjera, paralelisht me çka ekziston tashmë.

PeerTube-i është unik, ngaqë (me sa dimë) është aplikacioni i vetëm web për strehim videosh që ndërthur tre përparësi:

Kod i hapur, nën licencë të lirë/libre

  • PeerTube ofrohet lirisht, pa qenë nevoja të paguani për ta instaluar në shërbyesin tuaj;
  • Mund të zhbirojmë nën kapakun e PeerTube-it (në kodin burim të tij): mund të merret në shqyrtim, është transparent;
  • Mund të zgjerohet nga kontributet e cilitdo.

Federatë furnizuesish të ndërlidhur strehimi

  • Decentralizon depozitimin e videove dhe pushtetin e vendimmarrjes;
  • Mund të shfaqim video dhe llogari në sajte të tjera PeerTube-i;
  • Bazohet në ActivityPub për t’u lidhur me mjete si Mastodon-i, për shembull.

Transmetim tek-për-tek

  • Redukton mbingarkesën e sasisë të trafikut për shërbyesin, nëse videoja përhapet shumë;
  • Bëhemi një lojtar i transmetimit të videove;
  • Bazohet në WebRTC, një projekt i lirë dhe me burim të hapët për shfletues.